Skuadra e Ballkanit e ka mposhtur skuadrën e Prishtinës me rezultat 2- 0 në ndeshjen që u zhvillua në kuadër të xhiros së 11’të të Superligës së Kosovës, shkruan Insporti.
Pas ndeshjes trajneri i Ballkanit, Bekim Isufi është shprehur shumë i lumtur me fitoren e arritur dhe angazhimin e futbollistëve të tij.
“Në tërësi jam i kënaqur me interpretimin e lojës, është pa nga minuta e parë që kemi hy ndryshe me rrezik tjetër, kemi bërë presion të lartë. E kemi kontrolluar ndeshjen dhe pozicionohet e kundërshtarit, në momentet kur kanë liruar koridoret dhe i kemi shfrytëzuar, kemi pasur koncentrim dhe raste, andaj me plotë meritë kemi fituar këtë duel ndaj Prishtinës”, tha Isufi.
Pas 11 xhirove të zhvilluara, Ballkani është lider në Superligë me 21 pikë të grumbulluara.