×
  • Lajme
  • Aktuale

    Itali: Mbytet në një lumë 52-vjeçari shqiptar

    Insajderi
    24 July 2023 - 11:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 52-vjeçar shqiptar ka vdekur në Itali.

    Bëhet fjalë për Argon Gjylën, i cili kishte hyrë për t’u freskuar në një lumë në zonën e Pedrerës, por nuk doli gjallë nga aty.

    Ngjarja tragjike ndodhi pasditen e së dielës, në sy të familjes.

    Siç shkruajnë mediat italiane, Gjyla i cili banonte në Comezzano Cizzago, pas drekës kishte vendosur të bënte një zhytje, duke kaluar urën e rrugës Provinciale dhe duke shkuar në bregun e Soncino.

    Megjithatë, sapo hyri në lumë, u zhduk nën ujë.

    Disa burra vrapuan menjëherë për t’i dal në ndihmë, përcjell Klankosova.tv.

    Ata derisa ishin duke pritur ambulancën dhe helikopterin për ta dërguar në spital, i dhanë ndihmën e parë.

    52-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, por vdiq pas pasi u shtrua.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark