×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Italia nis sot aplikimin e dozës së tretë të vaksinës anti-Covid

    Insajderi
    20 September 2021 - 12:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prej ditës së sotme, 20 shtator 2021, Italia nis aplikimin e dozës së tretë të vaksinës anti-Covid.

    Vendimi i firmosur nga ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza informon se doza e tretë e quajtur doza shtesë do të nisë për personat që kanë një imunitet të dobët e shëndet të brishtë.

    “Një hap përpara për t’i dhënë mbrojtje atyre që kanë një sistem imunitar të dobët”, është komenti i bërë nga Mininistri i Shëndetësisë Roberto Speranza.

    Deri më sot në Itali janë kryer mbi 82 milionë doza vaksine anti-Covid.

    Mbi 42 milion persona mbi 12 vjeç kanë marrë dozën e parë të vaksinës e baraz me mbi 81% të popullsisë e mbi 40 milionë kanë kryer ciklin e dy dozave.

    Janë mbi 2.3 milionë adoleshentë në Itali, të grupmoshës 12-18 vjeç, që kanë marrë të dy dozat e vaksinës, e mbi 2.9 milionë kanë marrë vetëm dozën e parë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark