×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Italia shpall gjendjen e jashtëzakonshme në pesë rajone

    Insajderi
    06 July 2022 - 09:54

    Italia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në pesë rajone veriore mes thatësirës më të madhe në 70 vjet.

    Gjendja e jashtëzakonshme do të zbatohet për rajonet Emilia-Romagna, Friuli Venezia Giulia, Lombardia, Piemonte dhe Veneto, tha qeveria në një deklaratë.

    Lëvizja e miratuar nga Këshilli i Ministrave parashikon 36.5 milionë euro të alokuara për të përballuar thatësirën.

    Lugina e lumit Po, e cila prodhon rreth 40% të ushqimit të vendit, duke përfshirë grurin dhe orizin, nuk ka parë pothuajse asnjë reshje shiu për rreth katër muaj.

    Lumi, më i gjati i Italisë është aktualisht në nivelin shtatë metra nën mesataren./Euronews.al

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark