Kur nuk mjaftoi Ëembley, imagjinoni stadiumin e vogël në Tiranë! Përpjekjet për të kapur një biletë për finalen e Konferencës vazhdon, por është e vështirë, shumë e vështirë. Për tifozët e Romës si dhe për tifozët e Feyenoord.
Zgjedhja e çuditshme e UEFA-s për ta luajtur lojën në një ambient që do të mund të strehojë më pak se 19 mijë persona, krijon vështirësi të mëdha për ata që kishin blerë tashmë bileta ajrore për në Shqipëri prej disa kohësh. Roma kishte rreth 3500 hyrje, të cilat i shpërndante falas.
Një pjesë shkoi me short për mbajtësit e biletave të sezonit, personave me aftësi të veccanta dhe 166 veteranët e familje të lidhura me kompaninë dhe sponsorët, ndërsa dy shoqatat zyrtare të mbështetësve morën 100 bileta secila. Një kuotë do t’u jepet gjithashtu grupeve të organizuara të Curva Sud. Pjesa tjetër i takon shpërndarjes së UEFA-s, e cila do t’i nxjerrë në shitje në faqen e saj javën e ardhshme me një kosto që varion nga 50 deri në 180 euro. Pjesa e mbetur duhet të jetë rreth 10,000 bileta. E pamundur t’i kënaqësh të gjithë për një ngjarje historike që do të luhet në vendin e gabuar.
Jo sepse është Tirana, sepse sigurisht është një qytet i bukur dhe mikpritës. Edhe vetë stadiumi, Arena Kombëtare konsiderohet një nga xhevahiret e Evropës. Ne biseduam për këtë me arkitektin italian të cilit iu besua projekti, Marco Casamonti.
“Stadiumi është një nga më modernët në Evropë. Unë e kuptoj problemin e kapacitetit,”- shpjegoi ai, “por ai u zgjodh pikërisht për efikasitetin e tij. Dukshmëria dhe komoditeti janë perfekte. Dhe më pas ndodhet në zemër të qytetit: pothuajse të gjithë mund ta arrijnë në këmbë. Është inauguruar në vitin 2019 ka kushtuar 100 milionë euro, 10 prej të cilave financuar nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe pjesa tjetër nga investitorë privatë. Në Itali vetëm stadiumi i Juventusit dhe Dacia Arena kanë një standard të këtij niveli. Konsumi i energjisë me ndriçimin LED është shumë i ulët. Dhe teknologjia është e gjeneratës së fundit në çdo aspekt”. Përdoret vetëm nga kombëtarja shqiptare dhe për finalet e kupës kombëtare. Është një shembull që duhet t’i referohemi në Itali. Në Tiranë nuk ka stadium por një godinë që përdoret edhe kur nuk ka ndeshje. Në kullën që ka pamje nga stendat ndodhet një hotel. Dhe në anët do të gjeni restorante, dyqane, qendra tregtare. Një investim i qëndrueshëm në hap me kohën që mundi të përfitonte nga ndërtimi në një impiant para-ekzistues. Stadiumi i vjetër Qemal Stafa, prej të cilit mbijeton vetëm fasada kryesore, i transformuar. Ne donim ta ruanim sepse kishte vlerë historike. E hoqëm dhe më pas e rivendosëm. Por për të rritur kapacitetin në 22 mijë vende pa shkelur ligjet e urbanistikës, ne preferuam të ndërtonim dy unaza, duke hequr dorë nga një nga katër tribunat. Nga njëra anë ka vetëm 2000 vende VIP, në stilin e Bombonerës së Buenos Aires. Kjo ide, e cila të kujton edhe teatrot e vjetra greko-romake, e bën stadiumin të përdorshëm për evente të tjera, si koncerte, mjafton të vendoset skena përballë tribunës, e cila nuk mund të përdoret për spektatorë”.
Protestat kundër UEFA-s megjithatë vazhdojnë. Dhe nuk ka të bëjë vetëm me finalen e Konferencës. Edhe për Champions League, që luhet në Paris në stadiumin e madh Stade de France, qeveria europiane e futbollit ka mbajtur për vete një sërë biletash që penalizojnë tifozët e Liverpool dhe Real Madrid.
“Nuk është e mundur që klubet finaliste të kenë më pak se 20,000 hyrje secila,” vuri në dukje Jurgen Klopp, i cili në të kaluarën ka qenë gjithashtu kritik ndaj menaxhimit të finaleve nga UEFA. “Dikush duhet të më shpjegojë se ku shkojnë të gjitha biletat e tjera.”
Marrë dhe përkthyer nga Corriere Dello Sport