×
  • Lajme
  • Insajderi

    U kërcënua drejtori i një klinike në QKUK- Drejtuesit e ShSKUK-së të painformuar për rastin

    Insajderi
    09 August 2022 - 13:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Drejtori i një klinike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është kërcënuar dje gjatë ditës nga një person i dyshuar. Por, fati i tij nuk duke fort i rëndësishëm për udhëheqësit e Shërbimit Spitalor Klinikë Universitar të Kosovës, të cilët ishin të painformuar, shkruan Gazeta Insajderi.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar zyrtarët për media në Shërbimit Spitalor Klinikë Universitar të Kosovës, për të kuptuar detaje lidhur me rastin e kërcënimit të një drejtuesi të klinikës siç njoftoi policia.

    Por, përmes telefoni në përgjigjen e tyre, të njëjtit thanë se nuk kanë informacione për rastin në fjalë.

    “Na nuk kemi asnjë informate rreth këtij rasti”, thuhet në përgjgijen e ShSKUK-së dhënë Insajderit.

    Kështu, Gazeta ka kontaktuar edhe U.D drejtoreshën e ShSKUK-së, Pranvera Zejnullahu-Raçi, por e njëjta refuzoi të përgjigjet për udhëheqësin e klinikës në fjalë.

    “Për 5 min jam në takim, për çfarëdo pyetje që keni referojuni zyrës për media”, tha Zejnullahu Raci për Insajderin.

    Rasti tashmë është raportuar edhe në Policinë e Kosovës, ku sipas tyre deri më tani nuk ka të arrestuar.

    Kërcënimi ndaj drejtorit kishte ardhur përmes rrjeteve sociale.

    QKUK-së 08.08.2022 – 11:20. Ankuesi mashkull kosovar udhëheqës pranë klinikës në QKUK, ka raportuar se përmes rrjeteve sociale është ngacmuar, shpifur dhe kërcënuar nga një i dyshuar mashkull. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet një raportin e policisë./GazetaInsajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark