×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Iu kërkua të hiqte publikimet lidhur me serbin që i kishte rrëmbyer babain, Rexha: Do t’i heq deri në zbardhjen e rastit në tërësi

    Insajderi
    27 April 2023 - 20:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Labinot Rexha ka thënë se do t’i heq shkrimet e tij lidhur me policin serb që pretendon se i kishte rrëmbyer babain deri në zbardhjen e plotë të rastit.

    Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se kjo i ishte kërkuar nga institucionet relevante.

    “Dua të ju njoftoj se jam kontaktuar nga institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe se është kërkuar nga ana ime që postimi në fjalë të hiqet nga faqja ime për shkak se do ti pengoj hetuesëve në zbardhjen e rastit. Me keq ardhje dua të njoftoj se postimet lidhur me rastin do ti heq nga faqja ime deri në zbardhjen e rastit në tërësi. Për institucionet e Republikës së Kosovës është derdhur shumë gjakë prandaj unë do ti zbatoj urdhërat e tyre.Unë i besoj fuqishëm institucioneve të Republikës së Kosovës dhe besoj se rasti në djalë do të zbardhet në tërsi”, ka shkruar ai.

    Labinot Rexha, që 25 vjet është duke e kërkuar serbin, i cili ia kishte rrëmbyer babain e tij në kohën e luftës. Pas 25 vjetësh, ai pretendon se e ka gjetur atë përmes rrjetit social Facebook.

    Ai tregoi se serbin e kishte pasur fqinj.

    “Shokët më thanë se a e mbajnë mend policin që ta ka marrë babën, thanë e kemi parë në Facebook. Tërë natën nuk kam fjetur, sepse nëna ime, motra, gjyshja, kemi pasur stres, na ka mbetur fobi. Pse mos me gjetë njeriun që na e ka marrë babain, atë polic e kemi pasur komshi”, ka thënë ai.

    Ai tutje ka treguar se çfarë i ka thënë polici kur i ka shkruar në Facebook.

    “I kam shkruar atij, m’u ka përgjgjur ‘I vogli Labinot, t’i nuk di send, unë kam qenë polic i kulturuar për gjithë popullatën, e kam kryer shërbimin që ma ka kërkuar Serbia. Me këtë e ka pranuar krimin”, ka thënë ai.

    Ai thotë se është i bindur se ai është polici, i cili e kishte rrahur e keqtrajtuar babain e tij.

    “100%, është ai, i kam 20 anëtarë të familjes që i kemi si dëshmi, na e ka marrë nga duart babin”, ka thënë ai.

    Gashi është shprehur se është i gatshëm të bashkëpunojë me drejtësinë e Kosovës, por edhe atë ndërkombëtare.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark