×
Show / Fashion

Iu nënshtruan testit të ADN-së, dy binjakët rezultojnë me baballarë të ndryshëm

Insajderi
16 May 2020 - 18:34
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një burrë kinez mbeti i hutuar pasi zbuloi se ai nuk ishte i vetmi baba i binjakëve të tij të porsalindur. Nga ana biologjike kemi mësuar të gjithë bebet binjake zhvillohen nga e njëjta veze, e cila ndahet dhe formon dy embrione dhe binjakët jo identikë zhvillohen nga dy vezë të fekonduara.

Në shumicën dërrmuese të këtyre rasteve, duhet një spermatozoid për të fekonduar vezët, kështu që është e sigurt se embrioni ka vetëm një baba.

Por kjo nuk vlen për dy foshnje binjake në Kinë, sepse pasi u nënshtruan një testi të ADN si pjesë standarde për të regjistruar lindjet e tyre, rezultoi se foshnjat kishin baballarë të ndryshëm, duke treguar se nëna e tyre ka mashtruar babanë.

Deng Yajun, drejtoresha e Qendrës së Identifikimit të Mjekësisë Ligjore të Pekinit dhe mjeku që nënshkroi raportin e atësisë tha se këto raste ndodhin një në një milion.

Ajo shpjegoi:

Së pari, nëna duhet të prodhojë dy vezë për të pasur binjakë dhe ajo duhet të ketë marrëdhënie me dy meshkuj në një hapësirë të shkurtër kohore. Rezultatet treguan se fëmijët kanë të njëjtën nënë por jo të njëjtin baba. Ata kanë të paktën dy baballarë.
Fenomeni i rrallë njihet si mbivendosje heteropaterale dhe zakonisht ndodh kur gratë bëjnë seks me dy burra të ndryshëm brenda një dite para ose pas ovulacionit, duke lejuar që të dy vezët e prodhuara të fekondohen. Si rezultat, binjakët nuk do të jenë identikë. Përtej tronditjes që është e pritshme, ende nuk është e qartë si ka reaguar burri ndaj gruas së tij pas këtij lajmi dhe nëse do të rrisë foshnjat si të tijët.

Situata megjithëse është jashtëzakonisht e rrallë, një tjetër rast i mbivendosjes heteropateriane ndodhi në Kinë vitin e kaluar, kur një nënë në Xiamen kërkoi një provë atësisë për të regjistruar lindjen e fëmijëve të saj. Babai kishte pyetur veten pse binjakët nuk dukeshin njësoj, pasi një fëmijë kishte sy të ndryshëm, gojë dhe hundë që nuk i ngjante atij në asnjë mënyrë.

Burri kurrë nuk e vuri në dyshim mundësinë e të mos qenit baba biologjik ndaj njërit prej dy fëmijëve, por mësoi se gruaja e tij e kishte mashtruar pasi rezultatet e testit treguan se binjakët kishin baba të ndryshëm.

Nëse këto teste të rralla të shtatzënive nuk do të kishin ndodhur, burrat mund të mos kishin mësuar kurrë për pabesinë e grave të tyre dhe kjo është një dëshmi se karma funksionon në mënyra misterioze.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark