×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Iu ngrit aktakuzë nën dyshimin se i krijoj përfitim një kompanie – zyrtari i prokurorimit në Mitrovicë vazhdon ta mbajë pozitën në tendere

    Insajderi
    30 November 2023 - 19:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndaj zyrtarit të prokurimit publik në Mitrovicë muajin e kaluar është ngritur aktakuzë nën dyshimet për korrupsion. Haxhimet Ferati dyshohet se në cilësinë e menaxherit të Zyrës së Prokurimit Publik në Komunën e Mitrovicës ka keqpërdorur pozitën zyrtare. I njëjti edhe pas aktakuzës po vazhdon ta mbaj këtë pozitë.

    Në aktakuzën e ngritur kundër tij më datën 2 tetor të këtij viti, Prokuroria kishte thënë se Ferati i ka krijuar përfitim një operatori NTP ‘Tropik’’ në vlerë prej 200 e 20 mijë euro.

    “Në kundërshtim me ligjin LPP nr. 04L-042, ka lidhur aneks- kontratë me Operatorin Ekonomik NTP “Tropik” me të cilin ka pasur kontratë kornize tri vjeçare që nga data 15 prill 2013 e vlefshme deri më 15 prill 2016, me kontratë bazë ka lidhur aneks- kontratën me datën 19 nëntor 2014 në vlerë prej 200 e 20 mijë euro në kundërshtim me nenin 38 të LPP i cili nenë nuk lejon lidhjen e aneks-kontratës në kontratat kornize”, kishte thënë prokuroria.

    “Nuk e ndjej vetën fajtor”, kishte deklaruar Ferati, pasi ishte pyetur se a ndjehet fajtor lidhur me rastin.

    Edhe pse kanë kaluar një muaj nga ngritja e aktakuzës, Ferati vazhdon të mbetet i pa ndëshkuar nga Komuna e Mitrovicës.

    Ai po vazhdon ta jap ‘vulën’ e tij në tenderët e komunës.

    Për çka akuzohet Haxhimet Ferati

    Sipas aktakuzës së ngritur më 2 tetor 2023, Haxhimet Ferati akuzohet se me datën 19 nëntor 2014, në pozitën e menaxherit të prokurimit publik pranë Drejtorisë së Prokurimit në Komunën e Mitrovicës, ka shfrytëzuar pozitën e tij dhe ka tejkaluar autorizimet me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të një dobie pasurore për vete ose tjetrin.

    Aktakuza thotë se në kundërshtim me ligjin LPP nr. 04L-042, i akuzuari Ferati ka lidhur aneks- kontratë me Operatorin Ekonomik NTP “Tropik” me të cilin ka pasur kontratë kornize tri vjeçare që nga data 15 prill 2013 e vlefshme deri më 15 prill 2016, me kontratë bazë ka lidhur aneks- kontratën me datën 19 nëntor 2014 në vlerë prej 200 e 20 mijë euro në kundërshtim me nenin 38 të LPP i cili nenë nuk lejon lidhjen e aneks-kontratës në kontratat kornize, kishte raportuar Betimi për Drejtësi.

    Me këto veprime, sipas aktakuzës i akuzuari Ferati ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422, paragrafi 1 të Kodit Penal.

    Gazeta Insajderi ka dërguar pyetje në Komunën e Mitrovicë, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

    Ferati para një muaji kishte nënshkruar një tender që e kishte cilësuar manipulues

    Insajderi javën e kaluar kishte raportuar për një tender që u nënshkrua po nga ky zyrtar.

    Komuna e Mitrovicës kishte dhënë tender afro 700 mijë euro për rrugën “Bislim Bajgora” dhe “Agim Ramadani”. Ky tender ishte propozuar për anulim në qershor të këtij viti për shkak të tejkalimit të shifrave të parapara. 

    Zyrtari i prokurimit, Haxhimet Ferati më 2 qershor kishte propozuar anulimin e kontratës për rehabilitimin e rrugës “Bislim Bajgora” dhe “Agim Ramadani – Katana”, nën arsyetimin se ofertat që janë bërë nga kompanitë janë të larta. Ai madje i kishte quajtur si oferta manipuluese dhe të dyshimta.

    Por, vetëm katër muaj më vonë, zyrtari i prokurimit që e quajti, këtë tender “absurditet”, e nënshkroi vetë kontratën./Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark