×
  • Lajme
  • Lajme

    Izmir Zeqiri: Jam detyruar ta plotësoj kabinetin me familjarë

    Insajderi
    13 November 2023 - 19:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka thënë që ai është detyruar si pasojë e rrethanave që të punësojë edhe të afërm në komunën me të cilën udhëheq.Ai u arsyetua edhe me situatën e tensionuar pas zgjdhjeve në Zubin Potok, ku shumë thotë të kenë hezituar të punësohen në komunë.

    “Ishte një sfidë e madhe, edhe e rrezikshmërisë, kështu që u detyrum me ato kapacitete çfarë i kemi edhe si parti, por edhe si qytetarëve, neve u dashtë me e plotësu kabinetin që me qenë i gatshëm për t’u shërbyer nevojat qytetarëve brenda atyre kornizave ligjore çfarë janë, edhe mund t’i shfrytëzojnë qytetarët edhe dikasteret e ndryshme”, ka thënë Zeqiri në Info Magazine të Klan Kosovës.Vazhdon [vajza ime të jetë drejtoreshë e kulturës], sepse jemi ngushtuar asisoj, të themi të drejtën fillimisht kam vizituar njerëzit edhe nga komuniteti të kyçur në kabinet për shkak të rrezikshmërisë, fillimisht po flas, në atë fillim ishte rrezik ,njerëzit hezitonin ndoshta edhe për t’u kyçur këtu kështu që jemi ngushtuar ta plotësojmë kabinetin edhe me të afërm”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark