×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Izraeli nxjerr videon, “kap mat” liderin e Hamasit duke dalë nga një tunel në Gaza

    Insajderi
    14 February 2024 - 14:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nuk ka asnjë tunel në të cilin ai mund të fshihet prej nesh”. Me këtë kërcënim e ka shoqëruar ushtria izraelite publikimin e një video ku IDF pretendon se shfaqet lideri i krahut të armatosur të Hamas, Yahya Sinwar.

    Pamjet e publikuara janë filmuar nga një kamer sigurie në një nga tunelet e Gazës. Sipas IDF, aty shihet Sinwar, duke u larguar nga qyteti Khan Yunis, së bashku me një nga bashkëshortet dhe fëmijët e tij.

    Sipas gazetës izraelite “Jerusalem Post”, videoja i përket 7 tetorit të vitit të shkuar, kur filloi lufta e Hamasit.

    Forcat izraelite do ta gjejnë Sinwar-in të vdekur apo të gjallë“, tha zëdhënësi ushtarak izraelit, Daniel Hagari, pas publikimit të videos.

    Zëdhënësi i forcave të armatosura izraelite, sqaroi se ushtria arrestoi familjarë të liderëve të Hamasit, duke shtuar se këta të afërm i kanë dhënë IDF-së shumë informacione.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark