×
Lufta Izrael-Hamas

Izraeli: Po përgatitemi për hapin e ardhshëm kundër Hamasit  

Insajderi
16 October 2023 - 10:56
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Izraeli po vazhdon përgatitjet për vazhdimin e operacionit kundër organizatës terroriste Hamas, sipas një deklaratë të Ministrisë së Punëve të Jashtme izraelite. Sipas Izraelit qëllimi është të shkatërrojë ushtrinë terroriste dhe të lirojë pengjet.

Gjatë natës pati sulme ndaj terroristëve të Hamasit dhe ndaj infrastrukturës terroriste në Gaza.

Izraeli u bën thirrje banorëve të Rripit të Gazës që të largohen përmes rrugëve në jug të Rripit të Gazës”, shtoi Ministria e Jashtme izraelite, e cila akuzoi Hamasin se “po përpiqet me forcë të pengojë qytetarët të largohen”.

Forcat e armatosura izraelite po veprojnë në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe kanë marrë masa paraprake që synojnë të minimizojnë sa më shumë dëmin e mundshme ndaj popullatës civile.

Megjithatë, në të njëjtën kohë, Izraeli paralajmëroi “anëtarët e boshtit të terrorit, të udhëhequr nga Irani, të mos përfshihen dhe të mos provokojnë vendosmërinë e Izraelit dhe aftësinë e tij për të mbrojtur veten.

“Izraeli do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur qytetarët e tij”, përfundon njoftimi i Ministrisë së Jashtme izraelite, e cila i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të dënojë sulmet terroriste kundër qytetarëve izraelitë, por të shprehë mbështetjen e tij të plotë për të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark