×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Lufta në Gaza/ Biden i acaruar me Netanyahun, zbardhet biseda private mes tyre

    Insajderi
    12 February 2024 - 16:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti Joe Biden u shpreh me fjalë të ashpra për kryeministrin Benjamin Netanyahu gjatë bisedave me të në javët e fundit, duke shprehur zhgënjimin për paaftësinë e tij për të bindur këtë të fundit për të ndryshuar taktikat ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës dhe duke e parë atë si një pengesë kryesore në përpjekjet për një armëpushim, sipas pesë burimeve që folën për NBC News.

    Sipas informacioneve, Biden tha se ai po përpiqet të bëjë që Izraeli të bie dakord për një armëpushim, por Netanyahu “po ia bën jetën ferr” dhe është e pamundur të negociosh me të.

    Burimet thanë se në tre raste Biden e quajti Netanyahu një “trap” dhe në raste të tjera e quajti atë “ky djalë”.

    Joe Biden i kërkoi Benjamin Netanyahu të dielën të mos vazhdojë me një operacion ushtarak në Rafah, brenda Rripit të Gazës, “pa një plan të besueshëm dhe të realizueshëm” për të mbrojtur popullsinë, tha Shtëpia e Bardhë.

    Gjatë bisedës së tyre telefonike, presidenti amerikan “përsëriti pikëpamjen e tij se një operacion ushtarak në Rafah nuk duhet të kryhet pa një plan të besueshëm dhe të zbatueshëm për të garantuar sigurinë e më shumë se një milion njerëzve që kanë gjetur strehim atje,” tha qeveria amerikane në një deklaratë.

    Biseda telefonike e Biden me Netanyahu erdhi disa ditë pasi presidenti amerikan tha se përgjigja ushtarake e Izraelit ndaj Gazës ishte “e tepruar”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark