×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Izraeli sulmon objektet ushtarake të Sirisë

    Insajderi
    08 November 2023 - 23:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Forcat e armatosura izraelite nisën një sulm ajror kundër instalimeve ushtarake në Sirinë jugore, duke shkaktuar dëme materiale, siç raportohet nga media shtetërore në Damask.

    Deri më tani, sipas APE, nuk ka informacione për viktima. Një korrespondent i agjencisë së lajmeve Xinhua në kryeqytetin sirian raportoi më herët se shpërthime u dëgjuan në periferi të Damaskut.

    Ky informacion vjen në një kohë kur tensioni në rajon është përshkallëzuar javët e fundit për shkak të luftës midis Izraelit dhe Hamasit.

    Shkëmbime sporadike zjarri dhe përleshje janë regjistruar edhe në javët e fundit në kufirin e Izraelit me Libanin./abcnews

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark