×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Izraeli zgjeron sulmet, Hamasi akuzon SHBA: Sponsorizon gjenocidin në Gaza

    Insajderi
    30 December 2023 - 11:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kreu i Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Hamasit, Basem Nail, ka lëshuar një deklaratë duke dënuar komunitetin ndërkombëtar për dështimin për të ndalur “gjenocidin” në Gaza, që ka vrarë më shumë se 21,000 njerëz.

    “Ndërsa këto krime janë kryer me duart e Izraelit, ato janë sponsorizuar dhe mbështetur nga administrata amerikane. Prandaj, ne e mbajmë përgjegjës administratën Biden, veçanërisht vetë presidentin Joe Biden dhe sekretarët e tij të jashtëm dhe të mbrojtjes, për rolin e tyre të drejtpërdrejtë në sponsorizimin dhe orkestrimin e këtij gjenocidi të vazhdueshëm kundër popullit tonë”, tha ai në një deklaratë televizive.

    “Ne gjithashtu kërkojmë përgjegjësi nga komuniteti ndërkombëtar për dështimin e tyre për të ndaluar gjenocidin,” shtoi Naimi.

    Izraeli po zgjeron ofensivën në Gaza, ndërsa zyrtarët e OKB-së ngrenë alarmin për rrezikun ndaj civilëve.

    OKB-ja ka paralajmëruar se 150,000 njerëz në Gazën qendrore nuk kanë “ku të shkojnë” pasi u kërkuan të largohen.

    Afrika e Jugut ka nisur procedurat e krimeve të luftës kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ), duke thënë se operacionet në Gaza përbëjnë “gjenocid”. Por Izraeli tha se rastit “i mungon një bazë faktike dhe ligjore”.

    Të paktën 35 njerëz u vranë dhe dhjetëra u plagosën, kryesisht gra dhe fëmijë, pasi sulmet ajrore izraelite goditën ndërtesat e banimit në Gaza qendrore gjatë natës, tha kreu i infermierisë në Spitalin e Martirëve Al-Aksa.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark