Argjentina mundi Bolivinë 0-3 në La Paz, në një ndeshje që Messi pritej ta humbiste, duke pasur parasysh performancën e madhe fizike që kemi parë nga 36-vjeçari që nga kalimi i tij shkatërrues në Inter Miami në MLS.
Megjithatë, duke iu referuar rregullores, normalisht, kur një lojtar lihet jashtë skuadrës, në ditën e ndeshjes, qoftë për shkak të dëmtimit, pezullimi, apo një vendimi drejtues, ata duhet të ulen në tribuna, zakonisht pas stolit të zëvendësuesve. Megjithatë, Messi ishte ndryshe: ai ishte atje dhe madje më shumë sesa thjesht të ishte pjesë e procedurave, ai u lejua të ulej në stol.
Pse u lejua Messi në pankinë kundër Bolivisë?
Sipas “TNT Sport”, Lionel Messi në mënyrë të jashtëzakonshme firmosi për ndeshjen jo si lojtar, por si asistent i Lionel Scaloni dhe pjesë e stafit të tij teknik, një rol që i dha mundësinë “Pleshtit” një vend në pankinë, së bashku me shokët e tij të skuadrës.
Ulja e Messit si zëvendësues do të kishte zënë një nga pikat në stol dhe, duke qenë se ishte rënë dakord mes dy Leove, që Messi nuk do të luante në këtë ndeshje. Kjo është arsyeja pse, kur shikoni foton e mësipërme, Messi nuk është i veshur si bashkëlojtarët e tij teksa ulet pranë tyre, por në vend të kësaj ai ka veshur veshjen Adidas të dhënë nga Federata për stafin teknik të ‘Albicelestëve’.