×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Ja çfarë e pret Donald Trumpin pas vendimit të Kongresit

    Insajderi
    13 January 2021 - 23:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zyrtari i VV-së dhe juristi, Getoar Mjeku, ka reaguar pasi Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit të ShBA-së ka miratuar padinë ndaj presidentit Donald Trump.

    Ai në postimin e tij në Facebook, ka shpjeguar se cilat janë procedurat pas këtij vendimit të Dhomës së Përfaqësuesve e Kongresit të ShBA-së.

    “Nëse shpallet fajtor, Trumpit mund t’i merret e drejta me u kandidu për poste federale në të ardhmen”, ka shkruar ai në Facebook.

    Postimi i plotë:

    Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit të ShBA-së sapo miratoi impiçmentin (padinë) ndaj kryetarit Donald Trump për «krime dhe shkelje të larta», duke e akuzu në veçanti se ka nxitë kryengritje kundër qeverisë federale përmes sulmit në Kapitol. Kjo është hera e dytë që Dhoma padit Trumpin dhe hera e parë që i njëjti president impiçet dy herë.

    232 kongresistë votun pro, përfshi disa republikanë. Disa të tjerë fajësuan Trumpin për dhunën, por kundërshtuan impiçmentin.

    Tani pritet gjykimi në dhomën e lartë, Senat. Nëse shpallet fajtor, Trumpit mund t’i merret e drejta me u kandidu për poste federale në të ardhmen. Gjykimi mund të mbahet edhe pasi t’i kalojë mandati.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark