Hulumtuesit brazilian i kanë analizuar të dhënat nga 54 shtete dhe e kanë bërë lidhjen e të qëndruarit ulur për tri orë në ditë me 3.8% të vdekjeve nga të gjithë shkaktarët, transmeton Telegrafi. Të kufizosh kohën e qëndrimit ulur për më pak se tre orë në ditë e rritë jetëgjatësinë e personit, thonë hulumtuesit.
Studimi tregon se qëndrimi ulur është një kërcënim shëndetësor dhe se ushtrimet e rregullta mund të mos jenë të mjaftueshme për t’u ballafaquar me efektet e dëmshme të qëndrimit ulur.
Sidoqoftë, hulumtuesit e këtij studimi thonë se edhe një reduktim modest i kohës sa qëndroni ulur, qoftë edhe 30 minuta në ditë, mund të ketë ndikim të menjëhershëm.