Ka mbërritur dita e shumëpritur për skuadrën dhe tifozët e Zhalgirisit, të martën në mbrëmje skuadra nis sezonin e ri ndërkombëtar. Testi i parë është në Kosovë ndaj kampionit të këtij vendi, Ballkanit”, shkruan në faqen e mediumit lituan “Respublika”.
Ndeshja mes Ballkanit dhe Zhalgiris, zhvillohet në kuadër të rrethit të parë të kualifikueseve për Champions League.
“Fillimi i rrugëtimit evropian në Prishtinë!
Të hënën në mëngjes, pasi kanë mbërritur në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës, ku do të zhvillohet ndeshja, lojtarët e Zhalgiris kanë mbajtur në mbrëmje një seancë stërvitore në stadiumin kombëtar me emrin ‘Fadil Vokrri’.
Edhe pse gjatë ditës këtu ishte 33 gradë, në mbrëmje termometri ra rreth dhjetë gradë dhe përgatitja për ndeshjen nuk shkaktoi asnjë shqetësim. Futbollistët e Zhalgiris nuk mund të ankoheshin në kushte të tjera”, shkruan më tej.
“Udhëtimi ishte i mirë, komod. Moti këtu është i mirë, hoteli është gjithashtu shumë i mirë, ushqimi ishte i mirë. Në stërvitje u ndje se ekipi ishte i përgatitur mirë. U stërvitëm mirë, mezi po e presim ndeshjen. Bari ishte i mirë, pak i butë por i mirë. Në Vilnius luajmë në një sipërfaqe artificiale, është gjithmonë bukur të kalosh në një sipërfaqe natyrale”, rrëfeu përshtypjet e tij pas stërvitjes mbrojtësi Mario Paveliçius.
“Klubi Ballkani garon në Therandë në Kampionatin Kombëtar, por për kërkesat e UEFA-s do të duhet të luajë në Prishtinë, përkundër kësaj, pritet që ndeshjen me Zhalgiris ta ndjekin 4-5 mijë shikues.
Zhalgiris fitoi ndeshjet e fundit në kampionat, por M. Paveliçius paralajmëroi se kjo mund të mos thotë shumë”, shkruan media lituane.
Trajneri i Zhalgiris, Vladimir Çeburins, është pyetur para ndeshjes se a do t’u jepte përparësi fakti që Kampionati në Kosovë përfundoi para disa muajsh dhe lojtarët e Zhalgirisit e zhvilluan ndeshjen e fundit të premten.