×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Ja çfarë të mire përfitoni, kur flini me çorape gjatë natës

    Insajderi
    09 May 2024 - 15:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këmbët e ftohta mund të jenë arsyeja e netëve tuaja të shqetësuara. Kur këmbët tuaja janë të ftohta, ato ngushtojnë enët e gjakut dhe bëjnë që gjaku të qarkullojë më pak. Sipas Fondacionit Kombëtar të Gjumit , ngrohja e këmbëve para se të shkoni në shtrat ndihmon t’i jepni trurit tuaj një sinjal të qartë se është koha e gjumit.

    Dhe kush është mënyra më e lehtë për të ngrohur këmbët tuaja? Çorapet…

    Pse duhet të flini me çorape?

    Përveçse ndihmon trupin tuaj të qëndrojë i ngrohtë, veshja e çorapeve gjatë natës ka gjithashtu përfitime shtesë:

    * Përmirëson thembrat e plasaritura: Veshja e çorapeve të pambukut mund të ndihmojë që thembrat tuaja të mos thahen.
    * Rritja e orgazmave të mundshme: Sipas BBC , studiuesit zbuluan aksidentalisht se veshja e çorapeve rrit aftësinë e pjesëmarrësve për të arritur një orgazëm me 30 për qind.
    * Zvogëlon mundësinë e sulmit të Raynaud: Sëmundja e Raynaud është kur zonat e prekura të lëkurës, zakonisht gishtat e këmbëve, humbasin qarkullimin e gjakut dhe fillojnë të fryhen. Veshja e çorapeve gjatë natës mund të ndihmojë në parandalimin e një sulmi duke i mbajtur këmbët tuaja të ngrohta dhe qarkullimin e gjakut.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    19 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark