Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, nesër do të votojë në Prishtinë, përkundër se ajo është nga komuna e Mitrovicës dhe shtëpinë e burrit e ka në Gjilan.
Në orën 10:00, ajo votën e saj do ta hedhë në kutitë e votimit të Fakultetit Teknik, njofton Klan Kosova.
Një milion e 800 mijë qytetarë të tjerë kanë të drejtë vote në këto zgjedhje të parakohshme.