×
  • Showbiz
  • Show

    Ja kush janë përdoruesit më të paguar të TikTok-ut

    Insajderi
    24 August 2023 - 12:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aplikacioni “Tik Tok” është aktualisht më i përdoruri në botë, e teknikisht sjell dhe benefite monetare.

    Charli D’Amelio, e cila ka llogarinë më të ndjekur në aplikacionin e videove me forma të shkurtra, fitoi 17.5 milionë dollarë në vitin 2022, duke e bërë atë TikTokeren më të paguar të vitit, sipas vlerësimeve të revistës Forbes.

    Motra e saj më e madhe, Dixie, u rendit në vendin nr. 2 për vitin 2021, me të ardhura të vlerësuara prej 10 milionë dollarësh.

    Që kur Charli postoi videon e saj të parë në maj 2019, 17-vjeçarja ka grumbulluar afro 133 milionë ndjekës në TikTok deri më sot.

    Dixie, e cila është 20 vjeç, aktualisht është TikToker i nënti më i ndjekur, me 56.6 milionë ndjekës.

    Këto janë TikTokers me fitimet më të larta, sipas vlerësimeve të Forbes:

    1-Charli D’Amelio: 17.5 milionë dollarë
    2-Dixie D’Amelio: 10 milionë dollarë
    3-Addison Rae: 8.5 milionë dollarë
    4-Bella Poarch & Josh Richards: 5 milionë dollarë
    5-Kris Collins & Avanni Gregg: 4.75 milionë dollarë

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark