×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ja pse një biçikletë e blerë nga komuna e Prishtinës kushton afër 3 mijë euro

    Insajderi
    29 August 2023 - 11:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komuna e Prishtinës ditë më parë ka nënshkruar kontratën për blerjen e biçikletave në vlerë 500 mijë euro. Një biçikletë ka vlerë 2 mijë e 744 euro.

    Sipas Komunës së Prishtinës biçikletat e porositura nuk janë të zakonshme, por janë biçikleta me kyçje elektronike intelegjente.

    “Kjo nënkupton sigurimin e biçikletës pranë ose jashtë stacionit të parkimit, alarmin e sigurisë, pozicionimin e saj nëpërmjet komunikimit GPS, GSM, GPRS, BLE, zhbllokimin dhe kyçjen nëpërmjet aplikacionit celular dhe terminalit dhe kartës së përdoruesit dhe kodit QR”.

    Biçikletat mund të kontrollohen edhe nëpërmjet pajisjeve celulare.

    “Për më tepër, bicikletat kanë karikim autonom të bravës me burim energjie të rinovueshme nëpërmjet diellit. Ato kanë  dhe aplikacionin special të shërbimit për monitorimin dhe kontrollin e biçikletave nëpermjet pajisjeve celulare”, kanë thënë nga Komuna e Prishtinës për Insajderin.

    Biçikletat nextbike sipas Komunës kanë një jetëgjatësi prej rreth pesë vjetësh dhe janë të dizajnuara kundër vjedhjes.

    “Biçikletat nextbike kanë një jetëgjatësi prej rreth pesë vjetësh për biçikletat mekanike. Komponentët e biçikletës nuk janë vetëm rezistente ndaj ndërhyrjeve, por edhe të dizajnuara kundër vjedhjes”.

    Tutje nga Komuna kanë thënë se çdo biçikletë do të ketë udhëzime të qarta në anglisht, shqip dhe serbisht.

    “Çdo biçikletë do të ketë udhëzime të qarta në anglisht / shqip / serbisht në biçikletë (në shportë si dhe në pjesën e pasme të biçikletës), e lehtë për t’u parë nga klienti, që shpjegon funksionalitetin e saj të plotë, duke përfshirë marrjen me qira, parkimin dhe kthimin, proces si dhe informacione se si të arrihet shërbimi ndaj klientit”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark