×
  • Sport
  • Sport

    Ja si hoqi dorë Bayern Munich nga transferimi i Ozil për shkak të një aktoreje, zbulohet historia e pabesueshme

    Insajderi
    11 November 2023 - 20:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Babai i Mesut Ozil ka zbuluar pse Bayern Munich e refuzoi djalin e tij në vitin 2010, pas sezonit të tij të shkëlqyer me Werder Bremen. Klubi bavarez dukej se kishte për qëllim nënshkrimin e tij, por më pas vendosi të mos e mbyllte marrëveshjen, duke e shtyrë Ozil të nënshkruante me Real Madridin, ku luajti nga viti 2010 deri më 2013.

    “Në vitin 2010, Mesut pothuajse përfundoi te Bayern Munich në vend që të shkonte te Real Madridi. Megjithatë, bavarezët hezituan në fund, sepse nuk e morën mirë marrëdhënien e djalit tim me Lagerblom”, – shpjegoi babai i Özil.

    Në ato vite, Mesut Ozil kishte një vit e gjysmë në lidhje me aktoren Anna-Maria Lagerblom, e cila është 7 vite më e madhe se ai (lidhja përfundoi në nëntor 2010). Një histori e cila sipas babait të kampionit turk nuk iu ka pëlqyer shumë drejtuesve të Bayern Munich.

    Mesut Özil: Alles aus mit seiner Anna-Maria | BUNTE.de

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark