×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Ja s’po di send”, Haxhi Shala befasohet nga aktakuza kundër tij

    Insajderi
    30 December 2022 - 13:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haxhi Shala po akuzohet nga Prokuroria Speciale se ka kryer veprën penale “falsifikim i rezultateve të votimit”, shkruan Insajderin.

    Prokuroria po dyshon se Shalës në mënyrë të kundërligjshme iu janë shtuar tri vota në zgjedhjet e 14 shkurtit të 2021-ës.

    Gazeta Insajderi ka telefonuar ish-deputetin Shala për të parë se si e komenton ngritjen e aktakuzës, por i njëjti tha se nuk di asgjë për të.

    “Bash u çudita, hale nuk e kam pa, nuk e dita për çka është ky send. Hiç nuk di, send”, u shpreh shkurt ai për Insajderin.

    Së bashku me ish-deputetin e AAK-së janë akuzuar edhe 6 zyrtarët e Qendrës për Numërimin e Rezultateve të KQZ-së.

    “Në mesin e të akuzuarve janë: H. Sh. Ish deputet i Kuvendit të Kosovës gjatë legjislaturës së vitit 2019 nga radhët e subjektit politik Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), të pandehurve S. M., A.K., I. H., G. H., dhe D. G. që të gjithë zyrtarë të Qendrës për Numërimin e Rezultateve të KQZ-së dhe të pandehurit P.P”, thuhet në njoftim përcjell Insajderi.

    Sipas prokurorisë, hetimet kanë vërtetuar se të pandehurit, kundërligjshëm ia kanë shtuar 65 vota kandidates për deputete M. H. S. nga radhët e AAK-së, kurse kandidatit H. Sh. ia kanë shtuar 3 vota.

    “Hetimet arritën të dëshmojnë përfshirjen e kandidatit H. Sh në kryerjen e veprës penale, mirëpo nuk arritën të sigurojnë prova të mjaftueshme për të vërtetuar dyshimin e bazuar se M. H. S. ishte e përfshirë në kryerjen e veprës penale”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

    Kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për procedurë të mëtutjeshme.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark