×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Jabllanoviq: Këto zgjedhje janë një lojë, serbët nuk mund të qeverisen me 20 vota

    Insajderi
    23 April 2023 - 17:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lideri i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq i cili u tërhoq nga gara tri ditë para zgjedhjeve në veri është deklaruar për media.

    Ai për N1 ka thënë se kushdo që mendon se me 10, 20 apo 200 vota mund të qeverisën serbët e ka gabim.

    “Nëse dikush mendon se serbët mund të qeverisen me ndihmën e 10, 20 apo 200 votave, atëherë ai person nuk i njeh serbët sa duhet”, ka thënë Jabllanoviq.

    Jabllanoviq ka shtuar se këto zgjedhje janë vetëm një provokim nga ana e institucioneve kosovare.

    “Ne nuk kemi dashur të marrim pjesë në këtë lojë dhe thjesht kemi respektuar thirrjen e vendit tonë dhe vullnetin e qytetarëve tanë”.

    Në këto zgjedhje po merr pjesë vetëm një subjekt politik nga komuniteti serb. Ai është kandidati i pavarur për komunën e Zveçanit, Slladan Pantoviq. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark