×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Jabllanoviq takohet me dy ndërkombëtarë, shpërthen në akuza kundër Kurtit

    Insajderi
    21 November 2023 - 15:09

    Kryetari i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jablanoviq, ka takuar të dërguarin special të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Francës për Ballkanin Perëndimor, z. René Trokaz.

    Aleksandar Jablanoviq ka theksuar se pozita e serbëve në vend është bërë pothuajse e paqëndrueshme që nga ardhja në pushtet e qeverisë sipas tij ultra-nacionaliste të Albin Kurtit.

    Persekutimet dhe arrestimet e serbëve janë një dukuri e përditshme që çon në një eksod masiv të serbëve nga këto zona.

    “Paqja dhe siguria për popullin tonë janë një prioritet kryesor rreth të cilit nuk ka negociata apo kompromise, gjë që u pajtua edhe nga i dërguari special Trokaz. U theksua fakti se Prishtina qëllimisht kufizon dhe shkatërron ekonomikisht mjedisin ku serbët janë shumicë dhe se qeveria nga Prishtina nuk i sheh serbët si qytetarë të barabartë“, thuhet në njoftim.

    I dërguari Trokaz shprehu qëndrimin se postblloqet e policisë që kufizojnë dhe pengojnë lëvizjen e qytetarëve nuk kanë të ardhme dhe duhet të hiqen, vijon njoftimi.

    Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se respektimi i marrëveshjeve të arritura si dhe zgjedhjet urgjente për kryetarë komunash me pjesëmarrjen e popullit shumicë serbe në veri janë e vetmja rrugëdalje reale dhe se udhëzimi administrativ i Qeverisë së Kosovës nuk është një zgjidhje që përshpejton këtë proces.

    Në takim ishte i pranishëm edhe ambasadori i Francës në Prishtinë, Olivier Guerot.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2023 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark