×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Jabllanoviq takon ambasadorin e BE-së, kjo është kërkesa për zgjedhjet në Veri

    Insajderi
    03 August 2023 - 16:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i partisë së serbëve të Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq ka takuar sot ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

    Jabllanoviq ka bërë të ditur se bashkë me Szunyog kanë diskutuar për situatën në veri të Kosovës dhe për mundësinë e zgjedhjeve të reja lokale atje.

    Jabllanoviq tha se zgjidhja e vetme për të qetësuar situatën në veri është tërheqjen e plotë e njësive speciale.

    “Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog dhe kryetari i partisë së serbëve të Kosovës, Aleksandar Jablanoviq, kanë diskutuar sot për ngjarjet aktuale në veri të Kosovës dhe perspektivën e zgjedhjeve të reja lokale. Ambasadorit i është përcjellë qëndrimi i partisë sonë se zgjedhjet në vetvete nuk janë zgjidhje e plotë dhe se është i nevojshëm normalizimi i plotë i situatës dhe kjo është e mundur vetëm me tërheqjen e plotë të njësive speciale nga veriu dhe anulimin e aktakuza që synojnë pa dallim serbët”, ka shkruar Jabllanoviq në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark