×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Jakup Krasniqi me plot emocione në fjalën e tij: Unë i urrej vrasjet dhe dhunën, kurrë s’kam qenë i përfshirë në to

    Insajderi
    05 April 2023 - 10:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Jakup Krasniqi, ish-zëdhënësi i UÇK-së, e ka marrë fjalën dhe për 15 minuta ka folur për jetën e tij para Prokurorisë Speciale në Hagë.

    Ai ka treguar se si është rritur një familjen e tij në Negrovc, duke zbuluar për shkollimin që kanë bërë vëllezërit dhe motrat e tij.

    Krasniqit tutje ka treguar se kur ishte 5 ose 6 vjeç, në kohën kur mblidheshin armët, babai i tij ishte rrahur nga struktura e atëhershme.

    @insajderiinsajderi Jakup Krasniqi i emocionuar në seancë: I urrej vrasjet, dhunën dhe torturat… #Kosova #kosovar #tiktokkosova #foryoupage #jakupkrasniqi #rexhepselimi #hagë #UÇK #ushtriaçlirimtareekosoves #luftetaret #hashimthaqi #insajderiTV #insajderi ♬ Calm – Relaxing Music

    Por përveç kësaj, ai ka treguar se babai i tij e më së rëndi e ka përjetuar arrestimin e tij.

    Më tutje ai ka treguar për studimet e historisë që ka kryer, dhe për punën e mësuesit që e ka bërë.

    “Por, isha i vetëdijshëm se të gjitha dijet e botës, nuk do ta ndihmonin popullin tim”, tha Krasniqi para Prokurorisë, shkruan Gazeta Insjaderi.

    Krasniqi ka përmendur edhe protestat e studentëve të vitit 1981.

    “Atë kohë u ushtrua dhunë edhe ndaj meje. Kam përjetuar tmerrin që nuk përshkruhet më fjalë. Duart dhe këmbët gjithmonë i kisha të ënjtura. Jam dënuar dy herë. Një herë më 14 vjet dhe pastaj më 15 vjet burg”.

    “I përmenda torturat ndaj meje, sepse asnjë prokuror nuk ka qenë as objekt kritike në shkrimet e mija – i kam lënë t’i mbrejë ndërgjegjja ata”.

    “Unë nuk e kuptoj logjiken e akuzës së tanishme kundër meje. Ndaj popullit tonë ka pasur dhunë sistematike, vrasje, tortura, dhunime”.

    “Unë e urrej dhunën, dënimet, vrasjet. I konsideroj tepër të ulëta dhe çnjerëzore. Çdo njeri që flet tëvërtetën duhet të thotë se unë Jakup Kransiqi skam qenë asnjëherë i përfshirë këto. Integriteti im e ka të qartë se çfarë mjete mund të përdoren”, tha Krasniqi, shkruan Gazeta Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark