×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Jakup Krasniqi nga Specialja: Akuzën e kuptoj, jam tërësisht i pafajshëm!

    Insajderi
    03 April 2023 - 10:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyrtarisht ka nisur procesi gjyqësor ndaj ish-Krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale në Hagë, shkruan Insajderi.

    Në aktakuzën e Prokurorit të Specializuar ndaj ish-krerëve të UÇK-së, përmenden 40 lokacione ku dyshohet se u kryen krime lufte.

    Aty përmenden më shumë se 400 persona që dyshohet se janë ndaluar jashtëligjshëm, 102 të vrarë dhe 20 të zhdukur.

    Prokurori i ZPS ka pyetur të gjithë ish-krerët e UÇK-së se a e kuptojnë akuzën.

    Jakup Kransiqi zëshëm e ka kundërshtuar akuzën duke thënë se nuk e kupton se si është përpiluar.

    “E kam të vështirë ta kuptoj akuzën dhe mënyrën se si është përpiluar kjo aktakuzë. Nuk kam asnjë lidhje me asnjërën nga pikat që i lexoi prokurorja. Akuzën e kuptoj, por nuk pajtohem me të, pasi nuk mbaj asnjë përgjegjësi për të cilën përmbahet në aktakuzë”, tha ai para prokurorit përcjell Insajderi.

    Kur u pyet sërish nga gjykatës se a e kupton aktakuzën tha se “Jam tërësisht i pafajshëm”.

    https://insajderi.org/live-nis-gjykimi-ndaj-ish-krereve-te-uck-se/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark