“Jam beqare dhe dua të qëndroj e tillë”. Kështu u është përgjigjur Erjona Sulejmani pyetjeve të ndjekësve të saj në “Instagram”, ku nuk kanë munguar komentet mbi format e saj.
“Jam si vera, ndihem shumë mirë me veten në çdo moshë”, është shprehur modelja që me postimet e fundit, ka ngritur temperaturat në rrjet.
Postimet e saj në “Instagram” ende vazhdojnë të mbajnë të “gozhduar” ndjekësit që i dhurojnë mijëra pëlqime në çdo foto të postuar.