×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Janë anti-ligjore” – Lushtaku i kërkon AKK-së të raportojë për pagesat e udhëtimeve zyrtare

    Insajderi
    15 November 2023 - 11:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, ka kërkuar që Bordi i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës (AKK) të raportojë në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere.

    Arsyeja sipas tij janë pagesat e AKK-së lidhur me disa udhëtime zyrtare. Këto, Lushtaku i quajti anti-ligjore.

    “Kemi parë disa të gjetura që kishim dashtë të diskutojmë me Autoritetin Kosovar të Konkurrencës që ka të bëjë për disa udhëtime zyrtare anti-ligjore që kanë mbështetur disa konsulentë me blerje të biletave dhe të akomodimit”.

    “Prandaj është e domosdoshme që AKK të ftohet të raportojë për këto keqpërdorime”, u shpreh ai.

    Ndër të tjerash, ky Komision ka votuar një sërë raportesh vjetore financiare: Raportin vjetor financiar i Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2022, ai i Komisionit Rregullativ i Prokurimit Publik për vitin 2022, për Radio Televizionin e Kosovës për vitin 2022, ai Autoritetit Rregullator për Shërbime të Ujit për vitin 2022, ishin disa nga raportet vjetore financiare që u votuan.

    Të gjitha votat ishin të deputetëve të mazhorancës, ndërsa partitë opozitare nuk morën pjesë fare në votim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark