×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Janë mbyllur 13 mijë biznese gjatë vitit 2017

    Insajderi
    11 January 2018 - 09:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Plot 13 mijë biznese kanë falimentuar gjatë vitit 2017 në Shqipëri. Kësisoj, rezulton se çdo ditë mbyllin dyert rreth 50 biznese.

    Sipas një grafike që publikon revista “Monitor”, numri më i lartë i subjekteve të mbyllura është në Tiranë, me rreth 4,120. Në Durrës janë mbyllur rreth 1,900 subjekte, në Vlorë 1,085, në Fier 802, në Elbasan 673.

    Pjesa më e madhe e bizneseve të mbyllura janë persona fizikë, të vetëpunësuar, që kishin hapur subjektet me emrat e tyre.

    Por, 10 kompani të falimentuara kanë qenë të regjistruara në drejtorinë e tatimpaguesve të mëdhenj, kryesisht në fushën e naftës.

    Në krahasim me një vit më parë, numri i subjekteve që kanë kaluar në status pasiv ka rënë ndjeshëm.

    Po sipas tatimeve, në 2016-n rezultojnë që u mbyllën mbi 23 mijë biznes./Opinion.al/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark