×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Janë qesharake” – Pjetër Shala përgjigjet për pikat aktakuzës

    Insajderi
    19 April 2021 - 15:36

    Në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka nisur paraqitja e parë e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Pjetër Shala.

    Në këtë seancë Shalës i është lexuar aktakuza me katër pika, e cila e ngarkon atë me krime lufte.

    Shala akuzohet për “Ndalim arbitrar”, “Trajtim mizor”, “Torturë” dhe “Vrasje e paligjshme”.

    Këto vepra ai dyshohet se i ka kryer në ish-fabrikën e metalit në Kukës, Shqipëri, afërsisht midis 17 majit dhe 5 qershorit 1999, raporton Zeri.info.

    I pyetur nëse i ka dëgjuar dhe kuptuar pikat e aktakuzës, Shala tha se “janë qesharake”.

    “Po, i dëgjova zotëri gjykatës dhe janë qesharake”, ka thënë Shala gjatë seancës në Hagë. 

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark