Në sfidën e zhvilluar në Reale Arena, rezultati u zhbllokua që në minutat e para të takimit, ndërsa të parët shënuan vendasit.
Ekipi spanjoll arriti të realizonte falë anësorit shqiptar, Adnan Januzaj, i cili e gjeti rrjetën në minutën e pestë.
Futbollisti që e ka përfaqësuar Belgjikën goditi në vijë të zonës dhe e la të pashpresë portierin kundërshtar.
Ky është një sinjal i mirë se 26-vjeçari mund të ketë një sezon solid.