×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Pas tërmetit – kjo është gjendja në Japoni

    Insajderi
    03 January 2024 - 09:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Të paktën 55 vetë humbën jetën prej serisë së tërmeteve që goditën të hënën Japoninë. Trupat e shpëtimit po kërkojnë intensivisht për të mbijetuar.

    Kryeministri i Japonisë Fumio Kishida tha se në zonat e prekura kanë ndodhur shkatërrime në shkallë të gjërë dhe se trupat e shpëtimit janë në garë me kohën.


    Ishulli japonez Honshu u trondit në ditën e Vitit të Ri nga një tërmet i fortë me magnitudë 7.5 ballë si dhe dhjetëra goditje pasuese si dhe nga dallgët cunami.

    Shtëpi të shumta në gadishullin Noto u shembën ose u dëmtuan, rrugët u bënë të pakalueshme dhe një zjarr i madh shkatërroi rreth 200 ndërtesa në lagjen historike të tregut të qytetit Vajima.

    Situatë katastrofike

    Paralajmërimi për cunamin ndërkohë është tërhequr, por gjendja mbetet ende konfuze. Zjarrfikësit vazhdojnë të kërkojnë për të mbijetuar të mundshëm nën një ndërtesë tregtare gjashtëkatëshe të shembur në Vajima. Zjarrfikësit e kanë shumtë të vështirë ta përballojë numrin e madh të telefonatave të urgjencës dhe të njoftimeve për dëme, tha një zëdhënës.

    Guvernatori i Ishikavas, Hiroshi Hase, raportoi se rrugët në pjesën më të madhe të prefekturës janë bërë të pakalueshme për shkak të çarjeve dhe të rrëshqitjeve të dheut. Në portin e Suzus janë përmbysur shumë varka. Qeveria e qytetit Suzu njoftoi për 1000 shtëpi të shkatërruara plotësisht dhe një situatë “katastrofike”.

    Dhjetëra-mijëra vetë në pritje të evakuuimit nga rajoni

    Sipas Entit për Mbrojtjen Civile rreth 62,000 vetëve u është kërkuar që të evakuohen. Rreth 1,400 pasagjerëve iu desh ta kalonin natën në trenat ekspres Shinkansen që ishin bllokuar për shkak të dëmtimit të shinave.

    Sipas stacionit televiziv NHK 1000 pasagjerë të tjerë janë prej gati 24 orësh në pritje në trenave rajonalë ekspres. Dhjetëra- mijëra banorë janë ende pa energji elektrike dhe në disa qytete është ndërprerë edhe furnizimi me ujë.

    Priten tërmete të tjera

    Enti Meteorologjik paralajmëroi për këtë javë për tërmete të tjera të forta, sidomos gjatë dy ose tri ditëve të para pas lëkundjeve tepër të forta në ditën e Vitit të Ri./DW/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark