×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Jasharaj me apel për DKA-të: Mos bini pre e presioneve të qeverisë

    Insajderi
    30 August 2022 - 11:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Këshillit Grevist të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Rrahman Jasharaj, ka apeluar te drejtoritë lokale që të mos bien pre e presioneve.

    Jasharaj ka thënë se mohimi, sipas tij, i kësaj të drejte, është i padrejtë.

    “Ju lutem të mos bëni lista false për t’i ndihmuar një njeriu që është kundër demokracisë, e ai është Hekuran Murati”, tha Jasharaj.

    “Deklarata e Muratit te anëtarësia jonë për miliona ka qenë e kotë. Të gjithë i dinë të hyrat tona. Murati nuk e ka lexuar ligjin sindikal dhe statutin tonë i cili është i publikuar. Këtë buxhet nuk e kemi mbledhur me nda rroga sepse nuk e kemi këtë fuqi. Ne nuk kemi buxhet për të paguar paga dhe nuk jemi të thirrur për ta bërë këtë. Ligji e thotë qartë që e kanë obligim t’i paguajë shteti. Edhe populli ka filluar ta kuptojë që nuk është faji te sindikatat por te Qeveria”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark