×
  • Lajme
  • Insajderi

    Jasharaj: Qeveria të mos shetitet nga komuna në komunë por të ftoj në takim grevistët

    Insajderi
    08 September 2022 - 12:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, derisa e konfirmoi se greva është duke vazhduar, deklaroi se qeveria në vend të dialogut, po humb kohë e orë duke shëtitur nga një komunë në tjetrën, duke vizituar ndonjë shkollë.

    Jashari tha se janë pritje të ftesës për takim nga ministrja Arberie Nagavci e Kryeministri Albin Kurti.

    “Jemi në pritje të dialogut. Deklaratat e Nagavcit se janë të gatshëm të takohen me SBASHK-un, janë sa për të krijuar një porosi të gabuar. Për t’u takuar me ne, duhet të kemi ftesë sepse ne nuk mund të shkojmë te MASHT-i dhe të presim me orë të tëra. Nëse do të na takojë, le ta në dërgojë një letër. Letrën e presim më së shumti nga kryeministri Kurti. Qeveria duhet të takohet me ne. Ne jemi në rrugë të drejtë dhe kërkesat tonë janë legjitime”, ka thënë Jasharaj.

    Kreu i SBASHK-ut theksoi edhe një herë se nuk do të heqin dorë nga greva deri në plotësimin e kërkesave të tyre, siç janë ndarja e 100 eurove për mësimdhënësit deri në miratimin e Ligjit për paga.

    Në konferencën për media pas takimit me Jasharin foli edhe Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit ën Shqipëri, Nevrus Kaptelli.

    Ai i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të dialogojë me sindikalistët e Kosovës, pasi sipas saj, është mënyra e vetme për të dalë nga situata e tillë.

    “S’ka shtet demokratik në botë në të cilin Qeveria nuk i respekton mendimet e arsimtarëve, madje një Qeveri e përgjegjshme duhet së pari nga të gjitha sindikatat e tjera, të vlerësojë sindikatën e mësuesëve. Askush s’ka të drejtë t’i përçmojë e nënvlerësojë mësuesit”, ka thënë Kaptelli.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark