×
  • Lajme
  • Insajderi

    Jasharaj: Shteti ka kapacitet të na paguaj nga 100 euro, është shifër modeste

    Insajderi
    25 August 2022 - 10:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot edhe zyrtarisht ka filluar greva e përgjithshme në sektorin publik. Këshilli grevist të BSPK-së tanimë ndodhet tek çerdhja “Yllka”, aty fjalën e mori kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

    Jasharaj u shpreh edhe njëherë se shifra prej 100 euro është e arsyeshme dhe se shtetit ka mundësi ta realizojë këtë kërkesë.

    Kërkesa jonë prej 100 eurove ka rrjedhur në rrugëtimin tonë për ligjin e pagave duke e parë që ligji po vonohet, duke parë rritjen e çmimeve, kemi shkuar me kërkesën prej 100 eurove, janë 86 mijë të punësuar në sektorin public. Kemi shkuar me shifrën prej 100 euro e cila do të ndihmonte pak, si shenjë simbolike e dorës së shtetit. Duke u bazu në analizat që i kanë bërë ekspertët tanë se shteti po të kishte vullnet mund t’I ndante cdo muaj nga 100 euro sepse ka kapacitete. 300 euro do të ishte shumë për atë kemi shkuar me shifrën modeste prej 100 euro”, tha Jasharaj përcjell Insajderi.

    Kreu i SBASHK-ut foli edhe për një takimin që kishin realizuar me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi. Për të cilin tha se “shiste llafë”.

    Ky takim Jasharaj tha që ndodhi para tri ditëve.

    “Kryetari Hykolli dhe kryetari i këshillit një orë e gjysmë diskutimi me zëvendëskryeministrin Bislmin ai ka shitë llaf se i njeh sindikatat e është ekspert i sindikatave, takimi ka përfunduar i thatë pa asnjë rezultat. Nuk kemi kah të shkojmë më”, tha Jasharaj.

    Edhe njëherë Jasharaj është shprehur se greva do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

    “Nuk kemi ka të shkojmë më dhe kemi hyrë në grevën e përgjithshme, që na qoftë e mbarë dhe ishalla nuk zgjatë dhe këtë le ta thotë edhe qeveria”, deklaroi ai.

    Sipas tij Qeveria nuk i ka marrë seriozisht kërkesat e tyre.

    “10 muajt sa herë je takuar seriozisht me sindikatat…”, ka pyetur ai.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark