Dihet tanimë se zemra e futbollistit më të komentuar shqiptar të vitit është e mbyllur. Po flasim pikërisht për Jasir Asanin i cili prej kohësh ka deklaruar se është në një lidhje dashurie.
Në një intervistë të fundit me ‘Top Albania Radio’ ka folur më shumë për partneren e tij. I pyetur se “Si është zemra e Jasir Asanit për momentin përveç se me emocionin e madh për kombëtaren?”– Asani vulosi: “E mbyllur”.
Futbollisti tha se vazja që i ka rrëmbyer zemrën është nga Tirana por nuk është një personazh i njohur shqiptar. “Kam një dhe është tiranase”– tha ai.
closevolume_off
Ai u shpreh se edhe mamaja e tij e këshillon që të kujdeset shumë për të dhe pse ai i ka thënë që të rrijë e qetë sepse ka bërë zgjedhjen e duhur.