Java e 15-të në Superligën e Kosovës do të nis sot me dy ndeshje tejet interesante.
Në Prishtinë dhe Klinë, në mesditën e sotme do të luhen dy ndeshje.
Në stadiumin “Fadil Vokrri”, Prishtina synon t’i rikthehet fitoreve kundër Feronikelit.
Trajneri boshnjak, Abdulah Ibrakoviq kërkon fitoren e parë me kryeqytetasit pasi aventurën me skuadrën e re e nisi me barazim 0:0 ndaj Dukagjinit.
Nga ana tjetër, në “18 qershori”, Dukagjini i Klinës do ta presë Ulpianën e Lipjanit.
Të dyja ndeshjet e sotme nisin nga ora 13:00