Me moton “Me pamje kah Vneshta”, do të fillojë edicioni i 17-të i festivalit të vjeljes së rrushit “Hardh Fest” në Komunën e Rahovecit .
Festivali ka për qëllim promovimin e rajonit vjeshtar në këtë Komunë.
“Hardh Fest” ka për qëllim të ruajë traditat dhe zakonet e vreshtarisë , verës, si dhe mundësinë për promovimin e turizmit të kësaj Komune.
Në një konferencë për media drejtori artistik i këtij festivali, Gardalin Shtavica, ka thënë se origjinaliteti që ka “Hardh Fest” është muzika rock.
“Hardh Festi njihet për muzik të mirë posacerisht muzika rock dhe është një prej origjinaliteteteve që ka “Hardh Festi”. DJ-të që do të përformojnë janë DJ Marvil nga Rahoveci, DJ Melo, DJ Fisnik Kuqi, DJ Gruda dhe kryesor është DJ Nouveaubeast. Hapja e festivalit bëhet nga grupi “Rahoveci All Star”.
Ai poashtu tha se grupi “Troja” do të jetë pjesmarrës në këtë festival.
“Emri më i përfolur i këtij viti është Eugen Bushpepaj dhe ekskluzivisht për herë të parë vjen në një festival madhështorë siç është “Hardh Festi. Befasia e këtij festivali, që për here të parë vjen në Kosovë, është “Kee Marcello” një nga vokalistët dhe kitaristët më të mirë. Legjenda e rokut Kee Marcello ishte anëtar i grupit Europë”, tha Shtavica.
Dea Luma, përgjegjëse për marrëdhënie me publikun, ka thënë së të gjitha përgatitjet për festival kanë përfunduar
Luma tregoi për aktivitetet që do të zhvillohen për gjatë tri ditëve të festivalit dhe po ashtu tha se në këtë edicion presin që të ketë më shumë vizitorë, sesa në edicionin e kaluar që ishin mbi 50 mijë.
“Vitin e kaluar Hardh Fest ka pasur 50 mijë vizitorë, ndërsa këtë vit presim edhe më shumë. Hardh festi është komplet origjinal ku ka rrushin dhe verën e saj që e bënë me dallu nga festivalet tjera”, theksoi Luma.
Ylber Bajraktari, përfaqësues nga “Stone Castle”, tha se kompania do të përkrahë vazhdimisht këtë festival e sidomos në infrastrukturë.
“Kompania “Stone Castle” është përkrahës kryesorë dhe promtor i këtij festivali dhe si çdo here do të përkrahë në insfrastrukturë me te gjitha që i nevojiten këtij festivali duke filluar nga kampingu, parkingu dhe çdo gjë nga infrastruktura”, tha Bajraktari.
Nora Boshnjaku, përfaqësuese nga Komuna e Rahovecit, tha se po mundohen që të japin kontributin e tyre për këtë festival.
“Me vendim të kryetarit, është fromuar një këshill organizativ i “Hardh Festit” dhe po mundohemi të japim kontributin tonë maksimalisht. Janë përmbi 20 përfaqësues për vjeljen e rrushit” deklaroi ajo.
Festivali do të fillojë me datën 7 shtator dhe do të zgjasë tri ditë. Organizatorët ftuan të gjithë që të jenë pjesë e këtij edicioni.