×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    “Je i lirë, mundesh me shku”, gjyqtari ngatërrohet pak në gjykimin ndaj Krivaçës e Sejdiut, e sqaron deklaratën duke qeshur

    Insajderi
    07 July 2023 - 09:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Gjykatën Themelore të Ferizajt dje ka vazhduar gjykimi ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të cilët akuzohen për vrasjen mizore të Marigona Osmanit.

    Për këtë akuzë, Arbër Sejdiu ka dhënë dje mbrojtjen e tij. Pas përfundimit të fjalës, gjyqtari i është drejtuar Sejdiut, duke i thënë “je i lirë, mundesh me shku”.

    Në videon e publikuar në media, Sejdiu niset për të shkuar te vendi i tij, kur para i del një polic dhe e shoqëron.

    Pas kësaj situate, gjyqtari e sqaron deklaratën e tij.

    “Mundesh me u ulë aty, se i lirë s’je. Mundesh me u ul te vendi”, ka thënë gjyqtari duke qeshur.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark