×
  • Showbiz
  • Show

    ‘’Je pak idiote ti’’, Einxhel rikthen momentin epik me Semin për ditëlindjen e saj, urimi është sa funny aq prekës

    Insajderi
    06 October 2022 - 16:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Semi Jaupaj sot feston ditëlindjen e saj.

    Në mesin e urimeve të shumta në sy ra edhe një nga Einxhel, i cili ishte shumë i veçantë.

    Moderatorja ka ndarë një video nga një moment epik dhe shumë viral i tyre brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania.

    Bëhet fjalë për momentin kur Semi i drejtohet Einxhel me fjalët: Je pak idiote ti.

    Sipër videos moderatorja i ka shprehur fjalë të ndjera për këngëtaren me urime të shumta për ditëlindjen e saj.

    “Gëzuar ditëlindjen njërës nga peshoret e mia të preferuara. Jam e lumtur që kisha mundësinë të njihja një shpirt si tëndin, kaotik njëkohësisht të bukur dhe mahnitës. Më mungojnë ditët tona bashkë por e di që jemi të zëna duke ndjekur ëndrrat dhe duke ëndërruar përsëri.Të uroj të gjithë të mirat dhe të dua shumë. Hey Semi u bëfsh 100 vjeçe”- thuhet në postimin e plotë të Einxhel.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark