×
  • Showbiz
  • Show

    “Je shembulli më…”, Mozzik ka disa fjalë për Dafina Zeqirin

    Insajderi
    11 October 2023 - 22:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Reperi nga Ferizaj, Mozzik, nesër do të sjellë bashkëpunimin e tij të parë me Dafina Zeqirin.

    Para publikimit të këngës, reperi ka folur për këngëtaren dhe për këtë bashkëpunim.

    Mozzik tha se ka punuar me shumë emra në estradë, por Dafinën e veçon si artisten më të mirë.

    Edhe e mendova a me shkru a jo, po po shkruaj. Më kë ra më punu me shumë emra në estradën tonë. E jashtë, ndërkombëtar. Por nuk kam qare pa e cek se je më e mira”, u shpreh ai.

    Është njeriu më i mirë që e kam takuar këtë vit. E mos të flas që është edhe njeriu më i mirë që kam bashkëpunuar ndonjëherë me të. Komplet energji, talent, pa urrejtje, asnjëherë nuk e dëgjova duke folur keq për dikë. Zemrën e mirë, punën e pastër, qëllimin e qartë. E dashur, e respektueshme. Ti je shembulli më i mirë çka mundet me bo një femër”, tha tutje Mozzik.

    Dafina nuk vanoi me një replikë. Ajo e cilësoi reperin si një person të thjeshtë e të mençur.

    O Moz. Faleminderit shumë nga zemra. Me të vërtetë jam befasuar sa i thjesht je. I mençur, i talentuar, dhe një xhentëlmen i vërtetë. Është e vështirë të gjesh artist kaq të sinqertë e të vërtetë sikurse ju këto ditë. Por thonë kur lëshohet një karrige e mbush dikush. Kjo do të thotë që do të jem pranë teje”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark