×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Jeff Bezos humb mbi 9 miliardë dollarë në ditë,përsëri mbetet njeriu më i pasur në botë

    Insajderi
    11 October 2018 - 21:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njëri nga njerëzit më të pasur në botë, pronari i Amazon, Jeff Bezos, ka humbur 9.1 miliardë dollarë në ditë, për shkak të “turbulencave” në bursa.

    Sipas Forbes, pasuria e tij tani kap vlerën 144.7 miliardë dollarë.

    Revista po ashtu bën me dije Amazon humbi gati 14 për qind të vlerës së saj në dhjetë ditë, këtë muaj.

    Edhe miliarderët e tjerë të SHBA që kanë bërë para të mëdha në platformat e internetit shënuan humbje si pasojë e rënies në bursa.

    Themeluesit e Google, Sergey Brin dhe Larry Page humbën 4.3 miliardë dollarë dhe themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg humbi 2.4 miliardë.

    Humbje në bursë pati edhe shefi i Microsoft, Bill Gates – 1.8 miliard dollarë.

    Megjithatë, Bezos dhe Gates mbeten njerëzit më të pasur në planet, me 144.7 miliardë dollarë, përkatësisht 96 miliardë dollarë.

     

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark