×
  • Showbiz
  • Show

    “Jemi në një shtet demokratik”, “Nuk keni haber”, Fifi i del në mbrojtje Enver Petrovcit

    Insajderi
    28 March 2024 - 16:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Aktori i mirënjohur shqiptar, Enver Petrovci, ka qenë para pak ditësh i ftuar në “Show i së premtes” me Adelina Ismailin.

    Ai mori vëmendje të madhe për një deklaratë që kishte bërë në lidhje me ish-krerët e UÇK-së.
    Kjo nxiti debat të madh në rrjete sociale, ku të shumtë ishin ata që reaguan, përfshirë edhe figura publike.

    Megjithatë, duket se kjo gjë i ka penguar këngëtares Filloreta Raçi – Fifi, e cila reagoi me disa video në InstaStory.

    Ajo përçoi disa mesazhe për kritikuesit, duke e vlerësuar figurën e Petrovcit dhe kontributin e tij në kinematografinë shqiptare.

    Reagimi i plotë i Fifit:

    “O Allah, goxha si shumë po mundohem me u mbajt mos me fol, por nganjëherë po më shpërthen kur po i dëgjoj disa njerëz duke folur shumë bre po më dhemb koka. Mo bre, mos folni palidhje. Mo bre.

    A e di çka po shqetëson, nuk po më shqetëson që po dalin po flasin, sa po më shqetëson që mundohen me i denigru disa fytyra publike, disa njerëz të artit e kulturës që kanë dhënë shumë për teatrin dhe për filmin, sidomos në Kosovë.

    Edhe dalin duke fyer, thuj ti çfarë bëri. Jemi në një shtet demokratik, kemi të drejtën e fjalës, secili mund të flasim çfarë të duam neve apo nuk është kjo demokracia. E drejta e lirë e fjalës, qetësohuni, qetësohuni.

    A e dini cila është pjesë më e rëndësishme e kësaj historie që veç kur të vdesin njerëzit e kulturës, artistët, si në Kosovë si në Shqipëri e më gjerë këta marrin edhe publikojnë statusa pusho në paqe o kolosi i artit shqiptar, pusho në paqe se na iku edhe një gjerdan i artit tonë, bollni më se na keni shpif, nuk keni haber për asgjë veç dilni folni palidhje, jo po i ka marrë kaq pare, i ka meritu biles edhe më shumë se ka dhënë, ka dhënë për artin, për kulturën për gjithçka. është Enver Petrovci.

    Kur ai ka luajtur ti ke qenë në barkun e nënës”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark