Një fitore për zemra të forta ishte ajo që arriti Milani ndaj Fiorentinës. Kuqezinjtë ia dolën që të triumfonin me shifrat 1-0 falë golit të Leaos në minutën e 80. Tani kanë mbetur edhe tre ndeshje nga fundi i Serisë A që ekipi i Piolit të shpallet zyrtarisht si kampioni i Italisë.
Kjo ndeshje i ka shkaktuar emocione të forta edhe tifozit më të çmendur të Milanit, Tiziano Crudeli. Menjëherë pas shënimit të golit nga Leao, nisi shpërthimi emocional teksa ka shkuar edhe te pjesëtarët e tjerë të studios duke i tërhequr nga veshjet e tyre.
Në fund Crudeli ka bërë me shenjë nga organet gjenitale teksa i është drejtuar kamerës, ndërsa prezantuesja do t’i tërhiqte vëmendje se transmetimi ishte direkt dhe nuk duhej ekzagjeruar situata.