Trajneri i Malishevës, Bylbyl Sokoli, tha pas ndeshjes së fituar ndaj Prishtinës të shtunën se skuadra e tij u paraqit mirë, por edhe fatin e pati në anën e vet.
“Kemi filluar mirë ndeshjen. Goli i hershëm na mundësoi të taktizojmë, sepse humbja para një xhiroje na kishte vështirësuar punët. Më pas, loja pati rrjedhë të mirë për ne, kishim fat. Lojtarët e dhanë maksimumin. Patëm faza të lojës me luhatje, por kishim edhe raste që duhej shfrytëzuar.
Ekipi është në ngritje të formës. Jemi të kënaqur me pikët por kemi ende vend për përmirësim në sulm e në mbrojtje. Mbetet luftë e vështirë dhe e ashpër për mbijetesë. Mesfusha ka nevojë të përmirësohet në fazën defensive. Jam i kënaqur me pikët e plota dhe angazhimin. Na mbetet luftë e ashpër për ekzistencë”, ka thënë trajneri Sokoli.