×
  • Biznes
  • Biznes

    Art Motion: Jemi të Kosovës, nuk i kemi shkelur ligjet e Kosovës, shpifësit do të përballen me ligjin

    Insajderi
    20 June 2023 - 16:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Art Motion ka bërë një reagim të gjatë pas publikimit të një shkrimi, në të cilin thuhet se kjo kompani është e regjistruar në Maqedoninë e Veriut.

     Në sqarimin e kësaj kompanie thuhet se Art Motion  është kompani njëqind përqind e Kosovës dhe licencuar në Republikën e Kosovës  sikurse që edhe pronari i saj është shqiptar dhe banor I përhershëm I Kosovës.

    Tutje Art Motion thekson se prapa “hulumtimit” të prezantur “janë vjedhësit e sinjaleve televizive, të cilë si duket pa bazë kanë vënë në lajthitje edhe një strukturë politike në Kosovë.

    Më poshtë mund ta lexoni të plotë reagimin e Kompanisë Art Motion

    Para disa ditësh një portal pak i njohur online e postoi një lajm të paredaktuar në lidhje me ArtMo6on,
    por që pas disa minutash e larguan.


    Ndërsa të hënën, portali tashmë „i mirënjohur”, por çuditshëm pa adrese fizike të punës, publikoi të
    njëjtin lajm, tani pak më të redaktuar dhe nuk e larguan pas disa minutash si herën e parë.

    Më poshtë do të sqarojmë me fakte shpifjet e portalit dhe shpërndarësve të tij, duke demaskuar
    tendencën për t‘i falsifikuar faktet me qëllim të shtrembërimit të të vërtetës dhe padrejtësisht dëmtmit
    të imazhit të ArtMotion.

    Kompania ArtMotion është kompani njëqind për qind e Kosovës. ArtMotion është e regjistruar dhe e
    licencuar në Republikën e Kosovës, në bazë të ligjeve dhe rregulloreve në fuqi.

    Pronari i kompanisë ArtMo6on është shqiptar i Kosovës, i cili ka pasaportë dhe vendbanim të
    përhershëm vetëm Kosovën. Kjo nuk e përjashton atë që, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, të ketë
    edhe pasaportë tjetër.

    Ritransmetimmi i kanaleve te ArenaSport bëhet në bazë të ligjeve në fuqi për ato të drejta të cilat
    ArenaSport i ka për territorin e Republikës së Kosovës, të cilat blehen përmes tenderëve ndërkombetarë.

    Kjo është krejt e vërteta, as më shumë as më pak. Secila kompani në secilin shtet ka të drejtë t’i blejë të
    drejtat e transmetimit të përmbajtjeve televizive dhe sporteve për shtetin ku operon, por edhe për shtete
    të tjera. Njëlloj qëndron puna edhe me kanalet e ArenaSport. Art Mo6on e ka blerë të drejtën për
    Republikën e Kosovës nga kompania e cila më herët i ka blerë këto të drejta për disa shtete të rajonit, si
    Sllovenia, Kroacia, Bosnjë e Hercegovina, Maqedonia dhe Mali i Zi.


    Të gjitha marrëveshjet e ArtMotion me Arena Sport janë të deponuara në Komisionin e Pavarur të
    Medias. Këto marrëveshje janë të deponuara në KPM në të njëjtën mënyrë siç janë të deponuara edhe
    marrëveshjet e Art Motion me kompanitë më të njohura në botë për përmbajtje televizive, siç janë
    Paramuont, Euro Sport, Discovery, NBC Universal, VIACOM, Sony, Warner Bros, Banijey, UEFA, FIFA, La
    Liga, NBA, Formula1, Moto GP, Federatën Ndërkombëtare të Judos, Cinestar, Liga 1 e Francës, DigitAlb e
    Shqipërisë e shumë të tjera.

    Këtu shtrohet pyetja, si qenka e mundur që ArtMotion vetëm për shkak të një marrëveshje me një
    kompani që bazën e paska në Serbi të paragjykohet automa6kisht si „kompani serbe“, por jo edhe si
    kompani amerikane, britanike ose japoneze për shkak të marrëveshjeve të njëjta që i ka me kompanitë
    në SHBA, Britani të Madhe dhe Japoni?


    ArtMotion e ka sqaruar këtë çështje me KPM-në edhe në vitin 2018 kur ishin ngritur pyetje njëlloj si tash,
    kurse edhe atëherë ishte konstatuar se gjithçka është sipas ligjit.


    Ne kemi kënaqësinë të tregojmë se vitet e fundit ArtMotion ka rritur dukshëm numrin e kanaleve
    vetanake të sportit dhe po ashtu ka shtuar numrin e eventeve sportive, duke thyer një monopol 15 vjeçar,
    ku vetëm një kompani ka pasur monopolin e të drejtave sportit dhe duke e bërë prezencën e kanaleve
    ArenaSport pak të dukshme.

    Me kohë, disa muaj para se kjo të bëhej normë, ArtMotion me vetiniciativë ka larguar kanalet me
    origjinë nga Rusia, më saktësisht nga data 14.12.2021 (foto 1), gjë që ishte përshëndetur nga ambasadat
    perëndimore, ndërkohë që vendimi i Këshillit të Evropës është marrë më 01.03.2022, ndërsa Qeveria e
    Kosovës ka marrë vendim për të njëjtën më dt 23.03.2022 (foto 2), date kjo kur operatorët e tjerë
    kabllorë në Kosovë kanë ndërprerë transmetimin e tyre.

    Kurse, sa i përket pronësisë së kompanisë, ligjet kosovare e mundësojnë që një kompani mund të
    regjistrohet në forma të ndryshme, si Sh.p.k., Sh.a, N.p.sh. etj.), apo të regjistrohet edhe diku tjetër (p.sh.
    kompani të mëdha amerikane si Apple, Pfizer etj., kompaninë holding e kanë te regjistruar jashtë SHBA-së).


    Edhe një herë, ArtMotion është e regjistruar dhe licencuar në Kosovë, fakt të cilin secili që dëshiron
    mund ta vërtetojë.


    Derisa i përmendëm të gjitha këtu, duhet të shkojmë edhe se prezan6mi i një autorizimi të dhënë një
    pale të licensuar nga Facebook dhe Youtube për të raportuar vjedhjet e pronësisë intelektuale të
    ArtMotion, veprim i dënueshëm me ligjet e Kosovës dhe ato ndërkombëtare, na bën të kuptojmë që
    personat mbrapa këtij kinse “hulumtimi” janë vjedhësit e sinjaleve televizive, të cilët si duket pa bazë
    kanë vënë në lajthitje edhe një strukturë politike në Kosovë. Dokumenti i prezantuar është dokument që
    iu prezantohet palëve të cilët bëjnë pirateri televizive dhe Facebook/Youtube, me anë të të cilit edhe
    bëhet bllokimi videove ose faqeve që bëjnë pirateri.

    Një ndër piratët më të vjetër të kësaj industrie, i cili tashmë ka padi edhe në Amerikë, duke se ka gjetur
    strehë në Kosove dhe ka filluar që agjendën e tij kriminale ndërkombëtarë ta implementojë në Kosovë
    përmes një partie politke, duke lajthitur edhe institucionet, por edhe aktivistët e kësaj partie politike.

    Këto qëllime do të demaskohen dhe keqbërësit do të ballafaqohen me drejtësinë.
    ArtMotion është platforma më e madhe shqiptare sot, duke paguar dhjetëra milionë euro tashmë në
    Republikën e Kosovës dhe punësuar qindra punonjës direkt dhe indirekt.

    ArtMotion shumë shpejt do të fillojë operimin edhe në të gjitha shtetet e rajonit ku ka shqiptar në
    mënyrë që të iu ofrojë platformën më të pasur televizive shqiptare.
    Ndërsa me piratin e vjetër do të mirën autoritet në SHBA, përsëri!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark